Kevin Prince Boateng është futbollisti më i ri i Barcelonës.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë skuadra spanjolle, e cila përmes rrjetit social “Instagram” ka pohuar akordin me ish-mesfushorin e Milanit.

Ganezi u bashkua me Katalanasit në formulën e huazimit me të drejtë blerjeje nga Sassuolo. Për të pasur shërbimet e mesfushorit, Barcelona do të paguaj rreth 2 milion euro në arkat e Sassuolës për huazimin dhe 8 milion euro të tjera për blerjen përfundimtare.

Sipas të gjitha gjasave Boateng do t’i nënshtrohet testeve mjekësore ditën e nesërme. Ish-ylli i Milanit u bashkua me Sassuolo nga Eintracht Frankfurt verën e kaluar dhe shënoi pesë gola në 15 paraqitje.

Ai tashmë ka përvojë në futbollin spanjoll me Las Palmas, ku shënoi 10 herë në 28 ndeshje në La Liga.