Moderatorja mjaft e dashur për publikun Luana Vjollca po bën gati surprizën e radhës duke na e konfirmuar edhe njëherë se e ka marrë shumë seriozisht muzikën.

Përmes dy postimeve në Instastory, Luana tregon se po punon për videoklipin e saj më të ri, pasi në një foto ajo shkruan “Diçka e re po vjen, më shpejt se e mendoni”, teksa gjithandej shihen kamerat e xhirimit.

Në një tjetër foto pasuese Luana pyet fansat “çfarë po thoni ju?” duke treguar se projekti i saj më i ri po regjistrohet, ose tashmë është regjistruar dhe pritet të dalë së shpejti.

Sipas asaj që shkruan Luana, kënga do të mbajë titullin “Boll u bo tu vujt”.

Siç edhe titulli e shpreh edhe luanatorsat të njëjtën gjë i thonë këngëtares pasi e sigurtë që mezi po e presin që ajo të “plasë bombën” e radhës.