Duam apo nuk duam, darkat e ndërrimit të viteve dhe ditët që pasojnë ato, janë të mbushura me ushqim dhe pije.

Ndaj është e pashmangshme që të mos tundohesh e të konsumosh.

Pikërisht ky faktor ka bërë që trendi në çdo fillim viti të spikasë me shtim kilesh.

Sondazhet evidentojnë se çdo fillim viti, në javën e parë, kemi rreth tre kilogramë më shumë peshë në trupin tonë.

Kjo vjen pikërisht nga tri faktorë: Ushqim me tepri dhe shumëllojshmëri, pije nga më të ndryshmet dhe periudhë pushimi e relaksi.

Për të hequr këto kilet e tepërta që hiç nuk duam t’i kemi, ka një zgjidhje që shërben si çelës për të mposhtur pasivitetin e ndërrimit të viteve.

Duhet bërë detoksifikim i trupit.

Asgjë e komplikuar.

Asnjë vizitë mjekësore.

Thjesht, trupi ka konsumuar shumë yndyrna dhe lëngje të ndryshme dhe ka nevojë që të detoksifikohet.

Për ta bërë këtë, duhet të nisni një periudhë disaditore detoksifikimi.

Konsumoni ushqime që kanë pak kalori, por të pasura në ujë, vitamina dhe kripëra minerale

Shtoni zarzavatet.

Shmangni ëmbëlsirat.

I thoni mirupafshim pas ca kohësh mishit dhe qofteve e sallamrave.

Pini ujë dhe vetëm ujë.

Konsumoni agrume sepse kanë vitaminë C, por edhe kivi e dardha. Sepse kanë edhe kalium e fosfor që përmirësojnë aktivitetin intestinal.

Kini parasysh të konsumoni fruta e perime të freskëta dhe ato që janë të stinës.

LEXO EDHE:  Doni që matabolizmi juaj të funksionojë shkëlqyeshëm? Ja ushqimet që duhet të përdorni

Lind pyetja?

Pas gjithë atij bollëku të vitit të ri, a mund ta përballoj kalimin nga një ekstrem në tjetrin?

Ka një përgjigje dhe për këtë.

E rëndësishme është që të ngopeni.

Për këtë, në ndihmë ju vjen spinaqi. I përgatitur si sallatë, mundësisht gjethevogël, por edhe gjellë, i zier apo kimà, ai të krijon ndjesinë e ngopjes për disa orë.

Karota gjithashtu, e pasur me vitaminën A, finoku, janë te rekomandueshme ne këtë periudhe. Nuk duhet te heqim dore edhe nga orizi, mishi i pulës, por edhe supat, veçanërisht me bishtajore.

E mos harroni diçka tjetër shumë të rëndësishme këtu:

Trurit, i duhen 10 deri 15 minuta që të reagojë dhe të marrë ndjesinë e ngopjes.

Ndaj kur nuk jeni të ngopur, prisni një çerek ore derisa truri të bindet se jemi të ngopur e të mos kërkojë më që të mbllaçitim ende.