Ballina Bota Me 1 kuintal kanabis ‘made in Albania’, pranga 3 shqiptarëve që thyen...

Me 1 kuintal kanabis ‘made in Albania’, pranga 3 shqiptarëve që thyen rekord në Gjermani

Një sasi e konsiderueshme kanabis sativa, që kishte ardhur nga Shqipëria është sekuestruar sot në Gjermani.

Në pranga kanë rënë tre persona, të gjithë shqiptarë nga Kosova.

Siç raportohet kjo është një sasi rekord kanabisi, për këtë rajon të qetë në Gjermani.

Zyrtarët e policisë lokale dhe prokurorisë janë shprehur, se është e pabesueshme se si kjo sasi droge ka ardhur nga Shqipëria për në qytetin e tyre të qetë, Trier.

Policia gjermane thotë se sasi e drogës së kapur është 1 kuintal (100 kilogramë).

LEXO EDHE:  Zgjedhje në Gjermani/ Dalin Exit-Pollet e para, Merkel drejtë mandatit të katërt(VOTAT)

Megjithëse kjo sasi droge për shqiptarët është diçka normale, për gjermanët është cilësuar si rekord.

Të arrestuarit janë shqiptarë, njëri 39 vjeç, që është dhe kryesori dhe dy të tjerët të moshave, 20 e 23 vjeç. Dy personat, 39 dhe 23 vjeç, janë mbajtur në burg, ndërsa i riu 20-vjeçar është lënë i lirë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook