Ballina Bota 1 milion paund për pikturën e vetë shkatërruar

1 milion paund për pikturën e vetë shkatërruar

Blerësja e pikturës “Vajza me ballon”, e cila ka paguar 1.04 milion funte për veprën, tha se ajo tashmë ka ‘copën e vet të historisë së artit’ dhe se pavarësisht se piktura u copëtua pjesërisht, ajo përsëri do ta blejë veprën në shumën e £ 1 milion duke thënë se vlera e saj do të rritet ndjeshëm pas vetë-shkatërrimit.

Bota e artit mbeti e habitur kur rreth gjysma e veprës, e cila konsiderohet si një nga pikturat më të famshme, u copëtua në shirita kur ishte brenda kornizës në ankand në një mënyrë mjaft të habitshme. Veprës së transformuar i është dhënë një emër i ri, “Dashuria në Bin”, dhe i është dhënë një certifikatë nga Pest Control, organi i legalizimit të Banksy. Sipas The Guardian, blerësja, një koleksioniste europiane dhe një kliente e vjetër e Sotheby’s, konfirmoi se ajo do të vazhdojë me marrëveshjen prej 1.04 milion funtesh. “Kur vepra u copëtua, në fillim isha e tronditur, por gradualisht fillova të kuptoj se do të mbaja një pjesë të historisë time të artit” – tha ajo./C.FM