Ballina Bota 11 shtatori i përgjakshëm/ SHBA kujton viktimat e kullave binjake, Presidenti Trump:...

11 shtatori i përgjakshëm/ SHBA kujton viktimat e kullave binjake, Presidenti Trump: ‘Amerika nuk mund të frikësohet’

Sot u mbajt një ceremoni madhështore në Pentagon në kujtim të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001. Shtetet e Bashkuara por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 15-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit ku mbetën të vdekur 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. 

Në ceremoni ishin të pranishëm familja presidenciale Trump dhe shumë senatorë nga e gjithë Amerika. Presidenti Trump mbajti dhe një fjalim lidhur me sulmet terroriste që tronditën botën mbarë si dhe vetë SHBA-në e cila filloi ta shihte problemin e terrorizmit në botë në një kënd më të gjërë.

‘Kombi ynë do të mbizotërojë’ Presidenti Trump thotë se ‘Amerika nuk mund të frikësohet’ pasi ai  ka mbajtur ceremoninë e përkujtimit të 11 shtatorit në Pentagon së bashku me Zonjën e Parë Melania

Presidenti tha në fjalën e tij nga selia e Departamentit të Mbrojtjes: “Vlerat tona do të durojnë, populli ynë do të lulëzojë, kombi ynë do të mbizotërojë dhe kujtesa e të dashurit tanë kurrë nuk do të vdesë”.

Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyese islamistë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore. Duke shkaktuar kështu mijëra viktima.

“Haja dru çdo ditë”, këngëtarja e njohur rrëfen tmerret e dhunës së ushtruar nga ish-i dashuri

Përplasje me armë zjarri në Laç, plagoset një person, shpallet në kërkim autori (Emrat)

Vidhnin makina luksoze me Nokia 3310, arrestohet shqiptari dhe marokeni (Foto)

VIDEO/ 17-vjeçarit nga Shkodra i ikën “tepeleku i kokës”, ngre fshatin në këmbë duke qëlluar me automatik, por…

Maks Velo publikon emrat e spiunëve: Mes tyre miku im dhe gruaja e shkrimtarit të njohur

Kapen me 250 kilogramë drogë, arrestohen dy shqiptarë dhe një italian në Lecce (Foto+Emrat)

Aksion i madh policor në Fushë-Krujë, arrestohet një person

10 vjetori i Pavarësisë/ Rita Ora: Jam shumë e lumtur që kisha kohë të vija këtu…

“Dëgjova në kokë zërat e demonëve”, flet vrasësi 19-vjeçar që ekzekutoi 17 persona

FOTO/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kapen me 17.5 kg heroinë dhe 50 mijë euro cash (Emrat)

Artikulli paraprakPërgjigjet e kryeministrit/ Reagon Vasili: Këtë kryeministrin tonë e tallin keq…
Artikulli tjetërE pazakontë/ Ulërima e tigrit sjell vdekjen e 12 majmunëve, ja çfarë u ndodhi atyre