Ballina Bota 22-vjeçarja nxjerr në shitja virgjërinë e saj, ja cila është arsyeja e...

22-vjeçarja nxjerr në shitja virgjërinë e saj, ja cila është arsyeja e dhimbshme

Një studente 22-vjeçare ka nxjerrur virgjërinë e saj në shitje dhe shpreson të fitojë 750.000 paund.

Megjithatë ajo thotë se është “shumë e turpshme” dhe kurrë nuk ka dalë në një takim më herët.

Arsyeja pse 22-vjeçarja Danielle Breene nga Brazili ka vendosur ta bëjë këtë është e dhimbshme.

Danielle është detyruar të marrë këtë “masë ekstreme” për të shpëtuar nga borxhet e familjes së saj në rritje si dhe pas leximit për vajzat e tjera që kanë bërë të njëjtën gjë.

Ajo tregon se dëshiron të ta bëjë këtë pasi ajo dhe familja ndodhen në vështirësi financiare.

“Jam pak e shqetësuar dhe nervoze, se si do të jenë gjërat, në fund të fundit, hera e parë. Unë kurrë nuk kam dalë në një takim dhe jam shumë e trembur. Shpresoj që fituesi të jetë një person i këndshëm dhe i sjellshëm, një zotëri. Unë studioj dhe punoj me kohë të pjesshme. Paratë që bëj nuk mbulojnë shpenzimet dhe kostoja e jetesës në vendin tim është shumë e lartë. Unë kam borxhe që vetëm rriten. Unë do t’i përdor paratë për të blerë një shtëpi për të jetuar me nënën dhe motrën time të vogël, të paguaj borxhet tona dhe të paguaj kreditë e mia studentore, që ndoshta do të më duhej shumë vite për ti pagua. Unë gjithashtu dua të investoj në karrierën time duke ndërtuar biznesin tim, për të siguruar të ardhmen time. Shpresoj se me këtë do të jem në gjendje të siguroj një jetë pa vështirësi financiare për familjen time”, shkruan Danielle për DailyMail.

Danielle ka marrë dy oferta serioze që prej shpalljes së njoftimit në internet ku më e larta është 220.000 paund.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë ish diktatori i Panamasë, Manuel Noriega

22-vjeçarja shpreson që të marrë një ofertë prej 750.000 paund.