Ballina Bota 3300 euro në muaj për të udhëtuar nëpër botë, kompania ajrore kërkon...

3300 euro në muaj për të udhëtuar nëpër botë, kompania ajrore kërkon 2 vullnetarë. Nxitoni!

Për shumë prej nesh udhëtimi me mikun/en e tij në zbulim të botës duke u paguar me 3300 euro në muaj mund të jetë puna e ëndrrave.

Mirëpo këtë gjë e ka propozuar edhe kompania ajrore “Wow Airlines”, e cila ka hapur konkurs në ‘Facebook’ për pozicioni spektakolar të punës.

Konkursi në fjalë quhet “Wow Travel Guide Competition”, i cili ofron mundësinë për dy persona që të udhëtojnë falas gjatë gjithë verës, në linjat e kompanisë ajrore islandeze.

Fituesit në këmbim të benefiteve dhe një rroge prej 3300 euro, duhet të dokumentojnë udhëtimin e tyre, si guida të vërteta turistike në rrjetet sociale, duke ndarë postime, fotografi dhe video në rrjetet sociale të ‘Wow Air’ dhe duke shkruar një ditar me informacion të pasur për turistët.

Si të veproni për të fituar këtë aventurë? Ka kohë deri në 14 maj, për të aplikuar nëpërmjet faqes zyrtare, ku duhet të bëni një video-prezantim prej dy minutash.

Në faqe lexohet gjithastu se kandidaturat mund të jenë teke ose në çift, për të nisur aventurën përreth botës, e cila do të zgjasë deri në 15 gusht.

Kontrata e punës nis në 1 qershor dhe do të zgjasë për dhjetë javë, ku dy të përzgjedhurit do të eksplorojnë 38 destinacione të zgjedhura nga ‘Wow Air’, mes tyre Barcelonën, Los Angeles, Stokholm dhe New York.

Lajmërimi është i hapur për të gjithë personat në moshë madhore në të gjithë botën, të cilët duhet të dinë anglisht rrjedhshëm dhe të kenë një profil të tyre në ‘Facebook’. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët për vizat: Kujdes nga...