Ballina Bota 49-vjeçari i martuar në “hall” të madh: Kam rënë në dashuri me...

49-vjeçari i martuar në “hall” të madh: Kam rënë në dashuri me një prostitutë, nuk di ç’të bëj

Në rubrikën e “The Sun”  të psikologes Deidre, një burrë ka rrëfyer historinë e tij.

Ai ndodhet në një udhëkryq, pasi ka rënë në dashuri me eskërtën tek e cila gjeti ngushëllim kur marrëdhënia me gruan nuk po shkonte mirë.

Ai kërkon mendimin e psikologes për zgjidhjen e këtij problemi.

“Kam shumë kohë pa bërë seks me gruan time, sa tani kam hequr dorë dhe së kërkuari, pasi kam gjetur një eskortë shumë të bukur. Ajo është e kujdesshme dhe e sjellshme, dhe seksi me të është i shkëlqyer.

Unë jam 49 vjeç dhe kam 22 vite i martuar. Mendoj se e dua ende gruan time. Ajo është nëna e fëmijëve të mi mbi të gjitha, por seksi me të është 0 prej kohësh. Ajo është 54 dhe qartësisht ka arritur në pikën ku nuk e vret më mendjen për këtë pjesë. Unë punoj shumë fort për ti siguruar vetes dhe familjes një jetë të mirë, ndërsa ajo e merr si të mirëqenë, dhe e ka bërë gjithmonë. Ajo nuk më jep asgjë. U ndjeva i frustruar dhe i përdorur, dhe kështu gjeta një eskortë për të bërë seks.

E kisha menduar të ishte një herë sa për hakmarrje ndaj gruas. Por shumë shpejtë u kthye në diçka më shumë dhe tani kam 3 vite që shkoj rregullisht. Ajo është joshëse, dhe vishet shumë bukur. Është e divorcuar dhe është 11 vite më e vogël se unë. Ajo më tha se ish-bashkëshorti e la me borxhe të mëdha dhe ajo detyrohet të bëjë këtë punë për të mbajtur shtëpinë dhe për të paguar Universitetin e djalit.

Ajo është e sinqertë, e zonja, dhe pjesa më e mirë është fakti që ajo e do seksin. Fillimisht shkoja njëherë në kaq kohë, ndërsa tani shkoj çdo dy javë. Seksi është çdo herë dhe më i mirë, dhe jam dashuruar me të pafund.

Ne flasim me mesazhe ditët që nuk takohemi dot, dhe unë dua të jem pranë saj gjithë kohës. Kjo do më shkatërronte familjen dhe vajzat nuk do ma falnin. Nga ana tjetër nuk mund të rikthehem në një jetë pa seks, por nuk mund të vazhdoj të gënjej. Çfarë të bëj?” , përfundon rrëfimin.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, ja si shoqata “artistike” rekrutonte vajza për prostitucion në Maqedoni

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook