Ballina Bota Nuk do ta besoni, dënohet me 70 vite burg për një postim...

Nuk do ta besoni, dënohet me 70 vite burg për një postim në “Facebook”

Një burrë i identifikuar si Vichai Thepwong, 34 vjeç, u deklarua fajtor për 10 shkelje të veçanta të seksionit 112 të Kodit Penal, i cili thotë se është e paligjshme të ofendosh ose të përgojosh anëtarët e familjes mbretërore në Tailand raportojnë mediat vendase.

Gjykata e ka dënuar me nga 7 vite për çdo akuzë, që do të thotë 70 vite gjithsej, por atij i është përgjysmuar dënimi me 35 vite, sepse ka pranuar akuzat.

Vichai u arrestua në dhjetor 2015 dhe u mbajt në një burg në Bangkok, pasi ai fillimisht refuzoi të pranonte fajësinë.

“Ai dëshiron që çështja të përfundojë, dhe dëshiron të kërkojë një falje mbretërore”, tha avokati mbrojtës.