Ballina Bota Aksident tragjik në Itali/ Përplaset nga makina, humb jetën shqiptari (Emri)

Aksident tragjik në Itali/ Përplaset nga makina, humb jetën shqiptari (Emri)

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e së premte në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Parma, rreth orës 23:30. 42-vjeçari, Iliej Dobjani nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit.

Shqiptari ishte duke udhëtuar me motor kur është përplasur nga një makinë  tip “Alfa Mito”, që drejtohej nga një vajzë.

Mediat italiane bëjnë me dije se vajza dhe shqiptari ishin banorë të zonës.

Dobjani u dërguar menjëherë në spital. Pas 36 orësh mësohet se shqiptari kishte ndërruar jetë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook