Ballina Bota Alarmi për salmonelën, miliona vezë të kontaminuara në treg (Foto)

Alarmi për salmonelën, miliona vezë të kontaminuara në treg (Foto)

Pas alarmit të Beligjikë dhe Gjermanisë vetëm pak kohë më parë për praninë e salmonelës në vezët e importuara, të gjitha vendet e BE-së u lajmëruan të hiqnin nga tregu produktet e vezës me salmonelë.

Ndërkohë edhe Amerika po has në këtë problematikë ku rreziku nga prania e vezëve të kontaminuara është evident.
Më shumë se 200 milionë vezë të shitura në nëntë shtete amerikane mendohet se janë të prekura nga sëmundja e salmonelës.
Një fermë me seli në Seymour, Indiana, bëri një tërheqje vullnetare të 206.749.248 vezëve për shkak të kontaminimit të mundshëm.
 
Deri më tani janë raportuar të paktën 22 sëmundje, sipas Food and Drug Administration.
 
Testimi i FDA përcaktoi se këto vezë janë të lidhura me 22 sëmundje të shkaktuara nga Salmonella Braenderup.
Kjo është tërheqja më e madhe e vezëve që nga viti 2010 kur shpërthimi i salmonelës pa qindra njerëz të sëmureshin, gjë që çoi në tërheqjen e gjysmë miliardë vezëve.
 
250px-Salmonella_typhimurium.png
 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Frikë për shpërthimin e Ebolas, alarmi i OBSH: Përgatituni për më të keqen!