Ballina Bota Amerika i kundërpërgjigjet Koresë së Veriut, kryen testin e parë antiraketor

Amerika i kundërpërgjigjet Koresë së Veriut, kryen testin e parë antiraketor

Ushtria amerikane ka kryer këtë të martë të parin test të mbrojtjes antiraketore, duke reaguar kështu ndaj kërcënimeve të Koresë së Veriut.

Në testin e sotëm është simuluar një sulm me raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), ndërsa nga baza e Forcave Ajrore në Vandenberg të Kalifornisë është lëshuar një antiraketë pas “interceptimit” të asaj që quhet ndryshe si ICBM.

Gjithsesi, do të duhen disa orë, përpara se ushtria e SHBA-ve të njoftojë nëse interceptori “Ground-based Midcourse Defense”, (GMD) e ka goditur në shenjë objektivin dhe sa efektiv mund të jetë në të tilla raste.

Testimi amerikan vjen mes frikës në rritje në lidhje me programin e avancuar të Koresë së Veriut për të zhvilluar aftësitë e lëshimit të raketave balistike ndërkontinentale.

Kohët e fundit, Koreja e Veriut ka kryer të paktën 3 teste raketash balistike me rreze të mesme veprimi, në shkelje të plotë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke shqetësuar më së shumti fqinjët e saj, Korenë e Jugut dhe Japoninë, por edhe vet Amerikën.

Qosja: Pse nuk pranoj dekoratën e këtij regjimi

Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe dy vajzat

Aksident fatal në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

Arrestohen dy shqiptarët, kapen në kufi me 161 kilogramë drogë (Foto)

Tërbohet sërish moti, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Deputeti i PD publikon dokumentat/ Rama do të prishë TK që të fshehë provat e krimit që ka bërë në 99-ën (Foto)

U arrestua nga policia shqiptare, hakeri 25-vjeçar për 60 ditë do të ekstradohet në SHBA ose…

Krim i rëndë në familje/ Sherr me thika mes vëllezërve në Tiranë, një i plagosur (Emri)

I bëri “cirk” policisë nga Tirana në Fushë-Krujë, ja kush është i shumëkërkuari i arrestuar (Emri)

EMRI/ Pranga për hajdutin e makinave, kush është 45-vjeçari nga Durrësi

Artikulli paraprakShtohet betoni në Tiranë, një tjetër kullë shumëkatëshe do të ndërtohet në qendër
Artikulli tjetër(VIDEO) Ukrainë, shpërthim spektakolar nga toka, copa dheu dhe gurë në ajër