Ballina Bota Arrestohen 4 shqiptarë në Austri, përdhunuan gjithë natën prostitutën nigeriane

Arrestohen 4 shqiptarë në Austri, përdhunuan gjithë natën prostitutën nigeriane

Katër shqiptarë nga Kosova janë arrestuar nga policia italiane pasi kanë dhunuar seksualisht një vajzë 27-vjeçare përgjithë natën, duke e lënë në gjendje shoku.

Ngjarja ka ndodhur natën mes 3 dhe 4 majit në Tirolin Jugor.

Një burrë nga Kosova e ka sjellë gruan nga Nigeria, e cila punonte si prostitutë, te një vend ku ndodheshin edhe tre burra te tjerë, po ashtu nga Kosova.

Aty, përkundër vullnetit të saj, e kane mbajtur me dhune, përtej kohës për të cilën ishte paguar dhe është dhunuar seksualisht edhe nga burrat e tjerë.

“Ajo është dhunuar tërë natën, ndërsa me pas është lëne e lire duke i mbajtur peng telefonin”, shkruan ofr.at

Të katër burrat, të cilët punonin në ndërtim, akuzohen për dhunim seksual në grup dhe ndodhen në paraburgimin e Bozner, në pritje të masës së sigurisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook