Ballina Bota Arrestohet 53-vjeçari, kapet me 6 kilogram heroinë në portin e Igumenicës, policia...

Arrestohet 53-vjeçari, kapet me 6 kilogram heroinë në portin e Igumenicës, policia zbardh destinacionin ku do mbërrinte droga

Policia greke ka arrestuar ditën e djeshme 53-vjeçarin i cili po tentonte të kalonte 6 kilogram heroinë në portin e Igumenicës.

Pas kontrollit të bërë në mjetin tip BMW ku është konstatuar lënda narkotike, policia ka zbuluar destinacionin se ku do mbërrinte droga.

Njoftimi i policisë

“Me datë 27 tetor 2017, në portin e Igumenicës, nga kontrolli që ju bë mjetit tip “BMW”, me targa AA 301 GR me drejtues mjeti shtetasin Th.T, 53 vjeç, lindur në Korçë, i cili dispononte dokumenta greke, në pjesën e pasme të sedileve poshtë portobagazhit në një vend të fshehtë të bërë enkas, Policia greke gjeti rreth 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë”- njofton policia.

Sipas policisë, nga shkëmbimi i informacionit me palën greke, rezulton se lënda narkotike është ngarkuar në Shkup të Maqedonisë dhe automjeti me lëndën narkotike nuk ka hyrë në territorin shqiptar por ka hyrë në Greqi, nga PKK Evzone Selanik. Destinacioni i lëndës narkotike, sipas të dhënave hetimore ishte Bari, Itali.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook