Ballina Aktualitet Arrestohet bosi shqiptar i drogës në Spanjë, ishte “koka” e organizatës së...

Arrestohet bosi shqiptar i drogës në Spanjë, ishte “koka” e organizatës së fuqishme

Mediat spanjolle kanë bërë me dije arrestimin e disa pjestarëve të një organizatë të fuqishme droge me bazë në Galicia të Spanjës.

Bëhet me dije se “koka” e e organizatës ishte një shqiptar me inicialet V.V, 39 vjeç.

Media spanjolle “ABC” e përshkruan atë si një i “regjur” në botën e krimit, që është marrë me trafik droge për një kohë të gjatë. Shqiptari, i cili bënte një jetë modeste në qytetin spanjoll Santiago de Compostela, është mes 8 personave të arrestuar deri më tani në kuadër të aksionit të nisur nga “Guardia Civil” në muajin shkurt.

Shqiptari udhëhoqi një organizatë kriminale e dedikuar në futjen në Galica të narkotikëve për tu rishitur më pas po në Galicia dhe Asturias, një tjetër rajon në Spanjë.

Mes të burgosurve është edhe M.F.V., një spanjoll, i cili konsiderohet nga hetuesit “truri” i organizatës. M.F.V., i njohur nga policia spanjolle për precedentët e shumtë në fushën e narkotikëve, ishte nën urdhrat e drejtpërdrejtë të ‘bosit’ shqiptarit.

V.V. kishte pesë persona që punonin drejtpërdrejtë nën urdhrat e tij, që sipas hetimeve ishin përgjegjës për “kërkimin e blerësve të drogës, shpërndarjen, sigurimin e mbështetjes logjistike dhe garantimin e sigurisë për kryerjen e aktiviteteve të paligjshme”.

Siç shpjegohet nga hetimet e “Guardia Civil”, këta të pestë, kishin në urdhrat e tyre të tjerë persona, të cilët blinin drogën. Këta të fundit ngarkoheshin që të udhëtonin edhe jashtë vendit për të siguruar drogës e më pas ta sillnin në Spanjë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook