Ballina Bota Arrestohet “truri” i lojës vdekjeprurëse “Balena Blu”, iu ka marrë jetën 130...

Arrestohet “truri” i lojës vdekjeprurëse “Balena Blu”, iu ka marrë jetën 130 adoleshentëve

SHPËRNDAJE

Është arrestuar në Rusi, i dyshuari si “truri” i lojës djallëzore “Balena Blu”, e cila ka marrë jetën e qindra adoleshentëve dhe femijëve.

Ilya Sidorov, 26 vjeç, u akuzua se ka inkurajuar të rinjtë të lëndojnë veten dhe të vrasin veten e tyre në një lojë të quajtur “sfida e balenës blu”, që është e lidhur me më shumë se 130 vdekje.

Fëmijët që i bashkohen lojës detyrohen të presin veten, të shohin filma horror, apo të rrinë pa gjumë gjithë natën pas një serie kërkesash për dëmtimin e shëndetit mendor.

Në ditën e 50 të sfidës thuhet se ata kryejnë vetëvrasje. Mësohet se Sidorov ka rekrutuar 32 fëmijë shkolle në grupin e tij para arrestimit dramatik në Moskë.

Comments

comments