Ballina Bota Arrestohet tre meshkuj në Britani, mes tyre dhe dy ushtarë. Ishin pjesë...

Arrestohet tre meshkuj në Britani, mes tyre dhe dy ushtarë. Ishin pjesë e një grupi terrorist Neo-Nazist

Tre meshkuj, ku mes tyre dy ushtarë janë arrestuar nga policia britanike pasi dyshohet se janë pjesë e organitatës të Neo-naziste “Veprimi kombëtar”, dy prej të dyshuarve madje kishin artikuj që mund të përdoreshin për sulme terroriste.

Dy ushtarë britanikë dhe një person i tretë janë akuzuar për vepra terroriste pasi dyshohet se janë anëtarësuar në një grup të ndaluar të krahut të djathtë.

Ata janë 32-vjeçari Mikko Vevhilainen, me origjinë nga Finlanda dhe një anëtar i Ushtrisë, Mark Barrett, 24 vjeç, dhe 22-vjeçarin Alex Deakin gjithashtu pjesë e Ushtrisë.

Veprimi Kombëtar, njihet si një organizatë “raciste, antisemite dhe homofobike”, e cila u bë organizata e parë e ekstremit të djathtë që u ndalua nën ligjet kundër terrorizmit në dhjetor 2016.

Treshja e akuzuar do të dalë para gjykatës në Westminster ditën e sotme.

Akuzat ndaj tyre erdhën pasi një numër personash u arrestuan nga oficerë nga Njësia e Terrorizmit kundër Policisë West Midlands javën e kaluar.

Forcat e policisë thanë se arrestimet ishin të paracaktuara dhe të kryera nga inteligjenca dhe nuk kishte rrezik për sigurinë publike.

Një burrë nga Northampton dhe një tjetër nga Ipswich, të 24 vjeç, u liruan të shtunën pasi u morën në pyetje.

Detektivët thanë se Vehvilainen, nga Sennybridge Camp, Brecon, akuzohet se është një anëtari organizatës së ndaluar, “Veprimit Kombëtar”.

Ai akuzohet gjithashtu për posedimin e një dokumenti që përmban informacione të rrezikshme që mund të jenë të nevojshme për një person që kryen ose përgatit një akt terrorizmi.

Gjithashtu 32-vjeçari akuzohet për botimin e materialeve të shkruara kërcënuese, abuzuese dhe fyese, pasi ka dërguar komente në një faqe interneti që ka për qëllim nxitjen e urrejtjes racore.

Barrett, nga Dhekelia Garrison në Qipro, akuzohet si anëtar i grupit Neo-nazist, “Veprimi Kombëtar”.

Ndërkohë që edhe, Deakin, nga Great Barr, Birmingham, akuzohet për të njëjtën akuzë si pjesë e grupit të ndaluar neonazist, “Veprimi Kombëtar”.

Ai akuzohet  për tre akuza: posedimin e dokumenteve që mund të jenë të dobishme për një person që përgatitet të kryejë një akt terrorizmi dhe shpërndarjen e një mesazhi terrorist.

Ndërsa akuza e tretë për nxitje të urrejtjes racore, pasi akuzohet për vendosjen e ngjitësave të simbolit të  organizatës neonaziste “Veprimi Kombëtar” në kampusin e Universitetit Aston në Birmingham më 9 korrik 2016.