Ballina Bota Azilanti “tmerron” Vjenën, godet me thikë kalimtarët

Azilanti “tmerron” Vjenën, godet me thikë kalimtarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vjenë, ku disa janë plagosur me thikë.

 Mediat vendase bëjnë me dije se autori i ngjarjes është një azilant. Ai ka sulmuar në rrugë disa kalimtarë të rastësishëm.

Policia ka identifikuar autorin dhe menjëherë është vënë në kërkim të tij.

“Një burrë dhe dy gra të moshës 40-50 vjeç, pësuan lëndime të rënda dhe u transportuan në spital”, raporton policia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook