Ballina Bota BE , bamirësi miliona eurosh për vendet e prekura nga lufta

BE , bamirësi miliona eurosh për vendet e prekura nga lufta

Bashkimi Evropian ka nxjerrë një njoftim se 44 milionë euro do të shpenzohen në ndihma humanitare për Afganistanin, Pakistanin dhe Iranin.

Komisionari i BE Christos Stylianides ka thënë se financimi do të mbështesë refugjatët afganë në Iran dhe Pakistan, të zhvendosurit nga shtëpitë e tyre në Afganistan si dhe do të ngrisë menaxhimin ndaj katastrofave në Azinë Qendrore.

“Ndihma e BE-së do të ndihmojë qindra mijëra persona të prekur nga konfliktet dhe katastrofa natyrore”, ka thënë Stylianides.

Ndihma do të fokusohet në mbrojtje, ushqim, shëndetësi, ujë, higjienë dhe sanitari.

Komisioni Evropian ka financuar programe humanitare në këtë rajon që nga viti 1996