Ballina Bota Bëri seks me mbi 1 milionë meshkuj, befason ish-eskorta: Të ndalohet prostitucioni!

Bëri seks me mbi 1 milionë meshkuj, befason ish-eskorta: Të ndalohet prostitucioni!

Një ish prostitutë, e cila deklaron se ka bërë seks me 1 milionë burra, për 140 euro në orë, tani mendon se prostitucioni duhet të ndalohet me çdo kusht.

Kat Lee nga Manchesteri tregon se filloi të punonte legalisht si një eskortë, së bashki me motrën e saj kur ishte thjesht një adoleshente.

Ajo tregon se ishte një fotograf i cili e futi në këtë biznes. Ajo tregon se ishte një nga ato eskorta që shkonte atje ku ishte klienti.

Sot ajo është 32 vjeç, dhe pas një karriere 15 vjeçare në këtë fushë, tani punon si banakiere, dhe bën punë vullnetare, ndërsa rrëfen se si puna që bënte më parë i ka mbyllur dyert e karrierës në ndonjë punë të mirë.

“Punoja si eskortë kur isha 18 vjeç, dhe e vazhdova si punë deri sa shkova 30 vjeç. Mund të kem pasur mbi një milionë klientë. Isha adoleshnte kur i hyra kësaj pune.

Filloi pas një seti fotografik, ku unë dhe motra ime pozuam toppless për një revistë për të rritur.

Më pas fotografi na tha se do të ishim shumë të mira nëse bënim filma për të rritur meqë ishi edhe binjake, dhe kjo gjë na çoi drejt punës si eskortë. “ ka rrëfyer ajo për “The Independent”.

Ajo thotë se është treguar shumë e kujdesshme gjatë punës së saj, dhe asnjëherë nuk ka marrë ndonjë sëmundje nga klientët e saj. Lee tregon se vetëm njëherë është gjendur në një situatë që i ka rrezikuar jetën, me një klient të dehur. Ndërsa tani bën thirrje që prostitucioni të ndalohet pasi është gjeja më e keqe që mund ti ndodhë një femre.

LEXO EDHE:  Refuzoi t'i jepte para disa të rinjve, goditet me thikë 40-vjeçari (FOTO)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook