Ballina Bota Bombë në makinën e ish-kryemistrit grek , plagoset Papademos

Bombë në makinën e ish-kryemistrit grek , plagoset Papademos

Ish kryeministri grek, Lukas Papademos është plagosur rëndë në mesditën e sotme pasi ka hapur nje pako me bombë brenda në automjetin me të cilin udhëtonte, bashkë me të është plagosur dhe shoferi i tij.

Sipas informacioneve paraprake, në makinë ndodheshin edhe dy persona të tjerë, prej të cilëve njëri është plagosur.

Ish-kryeministri grek thuhet se ka marrë plagë të rënda në bark, në këmbë dhe në fytyrë dhe është transportuar menjëherë për në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Athinë, ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet se çfarë lloj pajisjeje është përdorur për të kryer këtë shpërthim.