Ballina Bota ‘Bukuria e natyrës nuk ka çmim’, Kanada fton të rinjtë të eksplorojnë...

‘Bukuria e natyrës nuk ka çmim’, Kanada fton të rinjtë të eksplorojnë pa kosto parqet kombëtare

Kanada po u jep të drejtën të rinjve që të mund të vizitojnë pa asnjë kosto natyrën dhe parqet kombëtare.

Me anë të kësaj nisme, qeveria synon të inspirojë gjeneratat e reja drejt dashurisë për natyrën.

Një tjetër synim i qeverisë kanadeze, është edhe inkurajimi i familjeve për të kaluar sa më shumë kohë së bashku në natyrë.

Vitin e kaluar, hyrja në Parqet Kombëtare ishte falas për të gjithë grupmoshat, në sajë të festimeve të 150-vjetorit të Kanadasë.

Miliona njerëz vizituan parqet e vendit, madje disa parqe ishin të tejmbushura dhe disa njerëz u detyruan të ktheheshin.

Megjithatë, Kanada ka bërë mundësuar tanimë që të gjithë të rinjtë nën moshën 17-vjeçare, do të kenë hyrje falas në vende historike dhe zonat e mbrojtura detare.

Por jo gjithçka do të jetë pa kosto, pasi ende do të ketë një tarifë për shërbimet si kampingu apo ankorim barkash.

Po vendi ynë a do të mund të ofrojë diçka të tillë si Kanada?

Canada is giving young people free access to all its national parks

Nature's beauty, at no cost. Learn more: http://wef.ch/2FtcVE1

Posted by World Economic Forum on 10.03.2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook