Ballina Bota Catanese, Itali: Tërmet me magnitudë 4.8 ballë, banorët e kalojnë natën jashtë

Catanese, Itali: Tërmet me magnitudë 4.8 ballë, banorët e kalojnë natën jashtë

Natë pa gjumë për shumë persona në Catanese, Itali, në zonat përreth Etnës pas tërmetit me magnitudë 4.8 i cili rreth orës 02.34 ka lëkundur pjesën jugore të Italisë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Santa Maria të Licodia.

Kanë qenë të shumtë personat që mbrëmjen e kaluar u trajtuan për plagë të lehta në spitale të ndryshme të Catanese. Për pjesën më të madhe plagët e lehta janë shkaktuar nga rrëzimet pas tërmetit. Shumë të tjerë kanë marrë ndihmën mjekësore edhe si pasojë e panikut të shkaktuar pas tërmetit, raporton Ansa.

Nga të dhënat e para dëme ka në Biancavilla, Santa Maria të Licodia dhe Adrano. Në Santa Maria të Licodia një bordurë e Pallatit historik të Ardizzone është shembur. Tërmeti është ndjerë në Catania dhe në të gjithë provincën, përfshirë edhe Sirakuzën, Enna dhe Messina.

Sipas Ingy tërmeti ka ndodhur në një zonë me rrezikshmëri të lartë sizmike, e cila lidhet dhe me aktivitetin e vullkanit Etna.