Ballina Bota Çifti që ka 2 vite pa larë dhëmbët, arsyeja do ju habisë

Çifti që ka 2 vite pa larë dhëmbët, arsyeja do ju habisë

Dy të dashuruar nga Polonia kanë hequr dorë nga gjithçka dhe prej tre vitesh tashmë ushqehen vetëm me fruta.

Çifti pretendon se kanë tre vite që nuk fusin asnjë lloj tjetër ushqimi në gojë duke shtuar gjithashtu se me dietën e re kanë hequr dorë edhe nga larja e dhëmbëve.

Tina Stoklosa tregon se e ka nisur këtë “çmenduri” sepse donte të pastrohej nga toksinat disa muaj përpara Krishtlindjeve në 2013. Kështu, Tina dhe i dashuri i saj, Simon Beun nuk kanë prekur asnjë lloj produkti tjetër që nuk është frut për tre vite me radhë.

39-vjeçarja shpjegon se në fillim nuk e kishte aspak të lehtë, por tashmë ata janë shpërngulur në Bali ku kanë një shumllojshmëri frutash. Sa i përket moslarjes së dhëmbëve, ata shprehen se fibrat që ndodhen në fruta e bëjnë pastrimin e dhëmbëve në mënyrë natyrale.

Ata aktualisht hanë rreth të njëjtin numër kalorish si në një dietë normale – ndërmjet 2.000 dhe 4.000 – duke përfshirë deri në 30 banane në ditë. Ata pinë vetëm ujë dhe qumësht kokosi.