Ballina Bota Çmenden serbët: Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq nga paraja e...

Çmenden serbët: Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq nga paraja e mafias shqiptare

Mediat në Serbi vijojnë të mbjellin “urrejtje” ndaj shqiptarëve. Në një artikull të publikuar nga “ALO.RS” hidhet dyshimi se kartoni i kuq i Ronaldos, ishte një porosi e mafias shqiptare.

“Ronaldo është viktima e keqbërësve shqiptarë”, kështu nis tema e artikullit, e cili trajton mënyrën se si mafia shqiptare ka bërë presion.

“Në kthetrat e turmës shqiptare. Nëse vjedhja ndaj Serbisë në Botëror kaloi pa u vënë re nga FIFA, gjermani Feliks Brysh vështirë se do t’i shpëtojë pensionit tani. Por është më mirë se fati që do të kishte pësuar nëse to të refuzonte të tregonte një karton të kuq ndaj Ronaldos. Ndonëse disa media shkruan se Brysh dëmtoi Serbinë pasi ishte shpërblyer nga mafia shqiptare, ai mori ato vendime pasi ekzistojnë disa pamje filmike komprometuese që janë përdorur si shantazh, për të cilën ai mund të përfundojë pas hekurave”, nënvizon artikulli.

Sipas saj, mafia shqiptare e cila kishte investuar miliona euro, ka përdorur shantazhin për të nxjerrë portugezin nga fusha e lojës me karton të kuq.

“Këtë herë, ato mjaftuan për t’i treguar kartonin e kuq Ronaldos, falë disa njerëzve me influencë të kriminalitetit shqiptar, të cilët kishin investuar miliona në bastet online se portugezi do të largohej para kohe nga fusha e lojës. Dhe fitimet nga ky bast ishin shumë të mëdha. Si të mos ishin, kur një nga futbollistët më të mirë të ditëve të sotme përjashtohet nga Liga e Kampioneve.Ndoshta kjo mund të ishte bëma e fundit e gjyqtarit, i cili do të përfundojë në sitën e UEFA-s pas kartonit të kuq ndaj Ronaldos. Skandaloze është se UEFA vazhdon ti besojë ndeshjet e rëndësishme Bryzhit, i cili i gjykon në mënyrë katastrofike”, shkruhej në brendësi.

LEXO EDHE:  “Vajzat shqiptare mbipeshë, presin veten që të mos hanë ushqim”