Ballina Bota Çmendet 84-vjeçari, i vë flakën shtëpisë së ish-partneres pasi ajo i dha...

Çmendet 84-vjeçari, i vë flakën shtëpisë së ish-partneres pasi ajo i dha fund lidhjes me të

Foto ilustruese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 84-vjeçar i vuri zjarrin më 17 janar, një apartamenti në katin e parë të një ndërtese.

I moshuari kishte hedhur një enë me benzinë në dritaren e shtëpisë së një bashkëmoshatareje, me të cilën kishte pasur një marrëdhënie sentimentale.

Por për fatin e keq të 84-vjeçarit, gruaja i ka dhënë fund, por ky i fundit nuk ishte dorëzuar duke përndjekur ish-partneren, deri sa ajo ishte detyruar shpesh herë të streohej në shtëpinë e fëmijëve të saj.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Furnizonin VIP-at me kokainë, policia italiane shkatërron bandën shqiptare. Arrestohen 11 persona

Mbrëmjen e 17 janarit, i moshuari vendosi të shkonte më tej, duke u përpjekur t’i vinte zjarrin shtëpisë së gruas, e cila fatmirësisht në atë kohë nuk ishte brenda.

Ai u vu nën akuzë nga karabinierët për zjarrvënie të qëllimshme dhe veprime persekutimi.

Si një masë parandaluese, iu konfiskuan dy armë, me municione, të cilat ai mbante me leje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook