Ballina Bota ‘Çmendet’ Trump, presidenti vë në siklet vajzën e tij: Zmadho gjoksin!

‘Çmendet’ Trump, presidenti vë në siklet vajzën e tij: Zmadho gjoksin!

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, është përfolur gjithmonë për raportin që ka me të bijën, Ivanka Trump.

Kohët e fundit është komentuar gjatë në media, se dikur Trump e vendoste në siklet të bijën, pasi i kërkonte vazhdimisht që të zmadhonte gjoksin me impiante.

Siç dihet përpara se Ivanka të hapte linjën e saj të veshjeve dhe të bëhej pjesë e bordit drejtues në kompanitë e Trump, ajo ka qenë një modele shumë e suksesshme  dhe babai i saj mendonte se rruga e sigurt drejt suksesit për vajzën e tij ishte zmadhimi i gjoksit.

Ky fakt thuhet dhe në librin ‘Born Trump’ nga Emily Jane Fox  ne të cilin shkruhet se: “Donald donte shumë që ajo të zmadhonte gjoksin. Aq shumë sa e fliste me miqtë mënyrën si një gjoks më i madh do ta ndihmonte në karrierë. Motra e Trump, Maryanne Trump Barry u tmerrua nga ideja dhe i kërkoi një mikut të përbashkët që t’i jepte fund këtyre fjalëve.” Kur Donald konfrontua në lidhje me ç’dëshironte për Ivankan, e mohoi. Sidoqoftë në fund pyeti ‘pse jo’?”

Ndërkohë kjo dëshirë e tij, bëhet dhe më e çuditshme pas deklaratave që Trump ka dhënë më parë për të bijën, ku ka shokuar ndërsa ka thënë se nëse Ivanka nuk do të ishte vajza e tij ai me siguri do lidhej me të.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook