Ballina Aktualitet Ç’po ndodh në Itali? Conte heq dorë nga formimi i qeverisë!

Ç’po ndodh në Itali? Conte heq dorë nga formimi i qeverisë!

Giuseppe Conte ka hequr dorë nga krijimi i qeverisë në Itali. Conte ishte votëbesuar si kryeministër nga dy partitë kryesore.

Conte i ka paraqitur dorëheqjen pasditen e sotme presidentit Sergio Mattarella.

Arsyeja e dorëheqës së tij është se presidenti Mattarella nuk pranoi Paolo Savonen si Ministër të Ekonomisë.

“Faleminderit që përfaqësuesit e dy forcave politike që zgjodhën emrin tim për të formuar qeverinë e ndryshimit. Ju mund të siguroj që të jem i përgatitur maksimalisht, maksimalisht për të përmbushur këtë detyrë”, kishte thënë ai katër ditë më parë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook