Ballina Bota Dadon e pjekin në zgarë, prindërit e fëmijës ishin vrasës serial

Dadon e pjekin në zgarë, prindërit e fëmijës ishin vrasës serial

Dadoja franceze Sophie Lionnet, 21, mendohej se punonte për Sabrina, 34, një tjetër nënshtetase Franceze me banim në Southfields, Londër,  ku  trupi i saj u hodh në zgarë nga Kouider dhe 40 vjeçari  Ouissem Medouni. Trupi i  saj i djegur është gjendur në oborrin e shtëpisë së Sabrina  Kouider.

Ngjarja e rëndë është denoncuar nga e ëma e djalit tetë vjeçar që  po luante në murin ndarës mes shtëpive dhe ishte prezent gjatë ngjarjes.

Medouni dhe Kouider janë nën arrest nën akuzat e disa vrasjeje të ndodhura në këtë zonë përgjatë muajit shtator dhe pritet të dalin përpara gjykatës më 26 shtator.

Sophie Lionnet  e lindur në Troyes, Francë ishte një vajzë e re aventuriere që dashuronte artin, kinemanë dhe patinazhin. Gjithashtu ajo ishte edhe një aktiviste për të drejtat e kafshëve si dhe pjesë e organizatave të tjera aktivistësh Europiane.

Ngjarja e rëndë ka tronditur familjarët dhe  miqtë e Sophie. Për ta ajo do të mbetet një person pozitiv dhe motivues që e dashuronte jetën. Postimi i saj i fundit në “Instagram ” Unë jam një luftëtare, po ylli im po ngjitet” duket sikur parashikoi  fatin e saj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook