Ballina Bota Dalin imazhet e super-tajfunit më të fortë të vitit i quajtur Typhoon...

Dalin imazhet e super-tajfunit më të fortë të vitit i quajtur Typhoon Noru

Astronautët nga bordi i Stacionit Ndërkombëtar të Hapsirës (ISS), ndanë disa imazhe frymëzuese të njërës prej stuhive më të forta të vitit, super Typhoon Noru.

Typhoon Noru tashmë pritet të godasë këtë fundjavë Japoninë jugore, duke i dhënë fund një udhëtimi të gjatë dhe të çuditshëm që cikloni tropikal ka bërë tashmë përmes Oqeanit Paqësor perëndimor. Jack Fisher, një prej austronautëve dhe kozmonauti Sergej Ryazansky kanë dërguar disa imazhe të frikshme të Noru nga avantazhet e tyre në bordin e ISS, teksa tajfuni akoma vrullon mbi Oqeanin Paqësor.

LEXO EDHE:  Jepet alarmi, bota do të shkatërrohet nga këto viruse

Noru u rrit nga një stuhi tropikale e zakonshme të shtunën në një super tajfun, duke u bërë stuhia më intensive e Tokës deri më tani. Të martën, forca e Noru ishte e barabartë me atë të një stuhi të kategorisë 2. Autoritetet japoneze po monitorojnë ngushtë progresin e Noru dhe do të përgatiten për të dërguar shërbime emergjente sapo të afrohen me bregdetin e vendit.