Ballina Bota Dalin në rrjet pamjet shokuese të ekzekutimit të deputetit rus me breshëri...

Dalin në rrjet pamjet shokuese të ekzekutimit të deputetit rus me breshëri plumbash në makinë (Video)

Pamjet e tmerrshme të vrasjes së një deputeti rus kanë dalë në mediat e huaja ku dallohet se ai po udhëtonte me makinën e tij për në punë si gjithmonë por duke mos e ditur se do ishte udhëtimi i tij i fundit.

Magomed Askhabov nga Republika Autonome e Çeçenisë në jugperëndimin e Rusisë u ekzekutua me një breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar dhe u la i vdekur. Kamerat e një makine tip “Toyota” ku deputeti udhëtonte kanë filmuar gjithë skenën e frikshme. Në pamje dallojmë një makinë që i afrohet asaj të deputetit dhe e qëllojnë me breshëri plumbash duke i sjellë vdekjen.

Makina humb kontrollin dhe rrotullohet duke u kthyer përmbys. Dyshohet se ai mund të jetë vrarë nga terroristë të frymëzuar nga ISIS por ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ekzekutimit.