Ballina Bota Dalin pamjet e plota, si u ekzekutua bosi i mafies australiane në...

Dalin pamjet e plota, si u ekzekutua bosi i mafies australiane në Athinë (VIDEO)

Mediat greke kanë publikuar sot videon e plotë të vrasjes së biznesmenit, Janis Makris, 46 vjeç, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në një zonë të Athinës.

Biznesmeni i ekzekutuar njihej si bosi i mafies në Australi, ndërsa rezultonte të ishte pjesëmarrës në një sërë trafiqesh të tjera, të cilat i kanë shkaktuar përplasje të shumta mes grupeve rivale.

Shtypi grek ka shkruar disa herë duke denoncuar aktivitetin e paligjshëm të 46-vjeçarit, por pas vrasjes, mediat australiane hodhën dyshime se vrasësi i biznesmenit mund të ishte një shtetas shqiptar.

Hetimet e policisë greke raportojnë nga të dhënat paraprake se ekzekutimi biznesmenit ka si burim konflikti përplasjen mes bandave në Athinë.

Në video duket qartë se si ekzekutori i afrohet me shpejtësi makinës së Janis Makris dhe më pas zbraz plumbat duke e lënë të vdekur në vend.