Ballina Bota Deklarata “pikante” e Kotzias: Jemi akoma në luftë me Shqipërinë

Deklarata “pikante” e Kotzias: Jemi akoma në luftë me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka dhënë një intervistë për mediat greke ku ka folur për marrëdhënien mes dy vendeve.

Kotzias u shpreh shumë optimist për marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë, por në fund tha se marrëveshja do të ketë një befasi në favor të Greqisë.

“Do të kemi mbledhje javët e ardhshme, ashtu siç parashikon Kushtetuta e vendit mik dhe komunikimi që bëri Presidenti Meta me qeverinë e atjeshme. Besoj se deri në fund të majit do të jenë mbyllur esencialisht dhe formalisht edhe çështjet e fundit të hapura. E dini, janë probleme që ekzistojnë që prej 70-80 vjetësh. Kur të vijë për diskutim në parlament do të befasoheni me ato që do të dëgjoni dhe me budallallëqet që bëhen nga të dy palët”, – tregoi Kotzias.

“Nuk kemi pranuar që të shtrohet një çështje e tillë në negociatat. Për pasuritë, të vetmet pasuri që ekzistojnë, janë ato që kanë të bëjnë me Ligjin e Luftës. Formalisht, në një sens, jemi akoma në luftë me Shqipërinë. Përderisa nuk bëhet me mjaftueshmëri juridike abrogimi i ligjit të luftës, këto pasuri mbeten të konservuara në duart e shtetit grek.

Që nga shpallja e luftës kundër Greqisë, nga Italia dhe Shqipëria që atëherë ishin bashkuar në një mbretëri. Këto janë që nga lufta, nuk kanë të bëjnë me çamët. Për çamët janë vendimet gjyqësore dhe janë vendime të parevokueshme”, vulosi ai këtë çështje për palën greke.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook