Ballina Bota “Delja” që po udhëheq Greqinë, mediat greke tallen me presidentin e tyre...

“Delja” që po udhëheq Greqinë, mediat greke tallen me presidentin e tyre përballë “ujkut” Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi takimin e tij sot në Greqi për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve dhe zgjidhjen e disa mosmarrveshjeve.

Erdogan kritikoi rishikimin e marrëveshjes së Lozanit ku sipas tij kjo marrëveshje që është nënshkruar në kushte jo të favorshme për palën turke ka sjelle gjithnjë diskriminime për popullin turk në Turqi po edhe për minoritetin turk në Greqi.

Gjuha e ashpër që përdori Erdogan duket se i ka mbyllur gojën presidentit grek Prokopis Pavlopoulos. Në fjalën e tij ai kishte shpërqëndrime dhe nuk arrinte dot të përgjigjej me qetësinë e duhur.

Mediat greke menjëherë janë ngritur në sulm duke e quajtur të paaftë dhe të paditur. Fjalët e komentuesve të rrjeteve sociale në drejtim të tij ishin “mosdije” dhe “mos-përgatitje” madje një kanal televiziv grek gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë vendosi skica tek fytyrat e dy presidentëve ku për Erdoganin zgjodhi një ujk kurse për Prokopisin një dele.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook