Ballina Bota Denoncimi i çuditshëm i grave në polici

Denoncimi i çuditshëm i grave në polici

Policia e Qipros është përballur me një rast të çuditshëm denoncimi. Siç raportojnë mediat bëhet fjalë për denoncimin e disa grave në Famagusta, të cilat sulmoheshin nga një njeri i panjohur që i priste flokët.

Sipas informacionit, të gjitha incidentet janë regjistruar në një pikë specifike në shëtitoren Protaras.

Nga dëshmia e grave në polici, i panjohuri shfaqet papritmas, i pret një tufë me flokë dhe më pas zhduket.

Policia është vënë në kërkim të autorit, duke shtuar patrullimin në këtë zonë.