Ballina Bota Diego Maradona për Messin: E shoh të padobishme përpjekjen pë të bërë...

Diego Maradona për Messin: E shoh të padobishme përpjekjen pë të bërë udhëheqës një njeri që shkon në tualet 20 herë para një loje

Diego Armando Maradona ka ruajtur pothuajse gjithmonë respekt në deklaratat e tij për Leo Messin, por ai e ka sulmuar në programin  “The Last Word”. Frazat e tij, me siguri do të sjellin polemika.

“Le të mos e llogarisim më Messin. Para se të flasë me shokët e tij, ai do të luajë ‘video games’. Për mua është e vështirë të flas, por e shoh të padobishme përpjekjen që të bëjmë udhëheqës një njeri, që shkon në tualet (banjo) 20 herë para një loje.

Messi është Messi në Barcelonë dhe Messi është Messi duke luajtur me Argjentinën. Nëse do të isha unë trajner i Argjentinës, nuk do ta llogarisja më Messin, por kurrë mos thuaj kurrë. Ju duhet të llogarisni edhe presionin nga jashtë në këtë rast.

Sampaoli? Ai nuk ishte trajner i asaj kategorie, për të drejtuar ekipin kombëtar. Këtë e dinim. Por, futbolli argjentinas po bëhet më i dobët. Ne luajmë mirë me El Salvadorin dhe Nikaraguën”, deklaroi Maradona.