Ballina Bota Donte të martohej me vajzën që dashuronte, familjarët i nxjerrin sytë me...

Donte të martohej me vajzën që dashuronte, familjarët i nxjerrin sytë me lugë (Video)

Një djalë që donte të martohej me vajzën që dashuronte, iu janë nxjerrë sytë me lugë nga babai dhe vëllezërit e tij.

Abdul Baqi nga fshati Nasirabad, Pakistan i kërkoi familjes së tij që të shkonin për ti kërkuar dorën për fejesë të dashurës së tij. Por kërkesa ‘tërboi’ babin e tij 70-vjeçar, Dost Muhammadin dhe katër vëllezërit, Abdul Ghani, Abdul Sattar, Abdul Rehman e Abdul Karim. Ata e mbyllën 22-vjeçarin në një dhomë dhe i nxorrën sytë.

Gjithashtu mbyllën dhe nënën e tij në një dhomë tjetër që ajo të mos kishte mundësi për të ndërhyrë. Më pas me anë të një luge dhe thike kryen aktin e tmerrshëm.

Abdul Baqi është shtruar në spital.

“Unë i kërkova babit dhe vëllezërve të martohesha me vajzën me të cilën isha lidhur,”-tha ai. 

“Në fillim babai im ra dakord por tre orë më vonë më dërguan në një dhomë ku më lidhën në krevat dhe filluan të më nxirrnin sytë. Unë vazhdova të bërtisja, por nuk pranuan lutjet e mia. 

Babai përdori pjesën e pasme të lugës për të nxjerrë sytë dhe më pas përdori një thikë për të prerë venat. Pasi mbaruan, iu luta atyre që të më vrasnin, por ata u përgjigjën se donin që unë të isha një shembull për djemtë e tjerë në fshat.”

Fqinjët informuan disa prej vëllezërve të tjerë të 22-vjeçarit pas incidentit, të cilët e dërguan në spital. 

Mjekët thanë se ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të shohë përsëri.

Incidenti është raportuar në polici. Babai i tij dhe dy prej vëllezërve janë arrestuar.

Ndërsa dy vëllezërit e tjerë janë ende në arrati, raportojnë mediat lokale.

LEXO EDHE:  Hakerat rusë kërcënojnë rrjetin elektrik global

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook