Ballina Bota “Duam autonomi në Kosovën e veriut”, kryeministrja Serbe lëshon disa deklarata shqetsuese

“Duam autonomi në Kosovën e veriut”, kryeministrja Serbe lëshon disa deklarata shqetsuese

Ana Brnabiç, kryeministrja serbe është shprehur se rregullimi i marrëdhënieve me shtetin e Kosovës do të varet drejtë për drejtë nga ajo që do ndodh me serbët në veriun e Kosovës, për të cilët ajo kërkon një lloj autonomie.

Këto deklarata disi shqetësuese kryeministrja  i tha gjatë  një intervistë për agjencinë amerikane të lajmeve ‘Bloomberg’.

“Avancimi drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani varet nga vetë Kosova nëse do t’u jap një lloj autonomie serbëve që jetojnë në veri të vendit”, ka thënë ajo, duke shtuar se “çështja e përgjithshme e statusit do të vendoset krejt në fund të rrugëtimit”.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, ka folur edhe për aspiratat e vendit të saj për anëtarësim në BE. Ajo ka deklaruar se nëse Serbisë do t’i duhej të zgjidhte mes marrëdhënieve më të afërta me Rusinë dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian, do të rreshtohet tek kjo e fundit.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë rrugën e nisur nga paraardhësi i saj, presidenti Aleksandër Vuçiç, për ta bërë vendin e saj gati për anëtarësim në BE deri në fund të mandatit të saj, më 2020.