Ballina Bota E bujshme! Trashëgimtarja e ‘TopShop’ në pritje të fëmijës së një krimineli

E bujshme! Trashëgimtarja e ‘TopShop’ në pritje të fëmijës së një krimineli

Trashëgimtarja e “TopShop”, Chloe Green dhe Jeremy Meeks janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Burime të ndryshme mediatike kanë konfirmuar lajmin e lumtur për çiftin, vetëm disa ditë pasi u raportua se 27-vjeçarja, dëshironte të krijonte një familje me kriminelin më të bukur në botë.

Milionerja dhe 34-vjeçari u lidhën verën e kaluar. Ata u fotografuan në një jaht në Bodrum, Turqi, megjithëse Jeremy ishte akoma i martuar me ish-bashkëshorten Melissa Meeks. 

Jeremy një ish-kriminel, tashmë është një model i suksesshëm në industrinë e modelingut në SHBA. Në vitin 2014, ai është arrestuar pasi ishte pjesë e një grupi kriminelësh.

Prej kohësh ai qëndroi në burg, për shkak të përfshirjes në një sulm me armë të ftohta. Çifti duket se ka marrë bekimin e babait të Chloe-së, Filipit dhe mamasë Tina.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook