Ballina Bota E frikshme, kjo është “fantazma” që shikon fëmijët nga ballkoni (Video)

E frikshme, kjo është “fantazma” që shikon fëmijët nga ballkoni (Video)

Një grua pretendon se ka filmuar një fantazmë, që qëndron pa lëvizur duke parë nga ballkoni.

Ngjarja ka ndodhur në Oldway Mansion, Britani e Madhe.

Louise Lenton 41 vjeç po filmonte me kamera djalin e saj të vogël që po bënte xhiro me biçikletë. Por, pamjet kapën edhe një grua që qëndronte në derën e ballkonit duke parë nga jashtë. 41-vjeçarja thotë se “fantazma” ndodhej në një ndërtesë, që daton prej shekullit të 19-të.

Ajo e vuri re këtë detaj kur shkoi në shtëpi dhe po shikonte videon e djalit të saj.

“Unë dhe bashkëshorti im nuk mund ta shpjegojmë këtë”, thotë Louise, duke shtuar se kur po filmonte nuk kishte parë asgjë.

“Fantazmën”, 41-vjeçarja e përshkruan si zonjë me flokë të mbledhura.

“Do të doja të dija kush ishte ose çfarë ishte”, thotë ajo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook