Ballina Bota E frikshme/ Vajzën 16-vjeçare e hedhin nga ura, përfundon me brinjë të...

E frikshme/ Vajzën 16-vjeçare e hedhin nga ura, përfundon me brinjë të thyera dhe me dëmtime në mushkëri (Video)

Përfundon e hedhur nga ura një vajzë 16-vjeçare, me brinjë të thyera dhe me dëmtime të shumta në mushkëri.

Video po bën xhiron e internetit, tregon vajzën me emrin Jordania Holgerson, 16 vjeç, që kundërshton miqtë e saj teksa duan ta hedhin nga ura.

Goditjen e fundit ia dha një vajzë, që thuhet se e kishte shoqe.

Adoleshentja e terrorizuar ka thënë jo shumë herë, por nuk e dëgjuan. Ngjarja ndodhi në “Moulton Falls” në lumin Lewis në Yacolt, Uashington.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook