Ballina Bota E fundit/ Alarmohet sërish Manchester, alarm për bombë në aeroport

E fundit/ Alarmohet sërish Manchester, alarm për bombë në aeroport

Raportohet se në Manchester është bërë një alarm bombe si pasojë e një çante që është gjetur në aeroport dhe ka detyruar evakuimin e gjithë personave.

Autoritetet njoftojnë se çanta e dyshimtë është gjetur tek terminali nr 2 dhe forcat e rendit të aeroportit janë përpjekur ta kuptojnë çfarë fshihet në të. Siguria pas 2 sulmeve që kanë goditur Britaninë është në nivel të lartë. Raportohet bllokimi i trafikut afër zonës së aeroportit dhe se ndërhyrja ka qenë e menjëhershme nga forcat e rendit.

Britania mesaduket do të flerë mbi gjemba këto kohë sa të qetësohen sulmet terroriste që po e dobësojnë dhe po e kthejnë në një shtet delikat.