Ballina Bota E injoroi për 50 vite, kirurgëve iu desh 10 orë të hiqnin...

E injoroi për 50 vite, kirurgëve iu desh 10 orë të hiqnin tumorin 15 kilogram (FOTO)

Kirurgët kanë ndenjur 10 orë në një operacion për të hequr një tumor 15 kg mbrapa qafës së një njeriu pasi ai e kishte lënë pa trajtuar për gati 50 vjet.

Zhao Xingfu, 64 vjeç, tha se rritja, e njohur si lipoma, u shfaq fillimisht 47 vjet më parë dhe fillimisht ishte ‘madhësia e një veze’.

Atëherë i moshuari ishte vetëm 17 vjeç, Z. Xingfu, nga Panzhou City, Kinë, injoroi masën tumorale për shkak se ishte pa dhimbje dhe ai nuk ishte në gjendje të përballonte trajtimin.

Pasi pesha e tumorit u shtua tek Xingfu duke i bërë të pamundur ecjen, djali i tij Zhao Jianjiang kërkoi ndihmën e Dr Dong Shixiang, nga Spitali Guizhou.

Tani në shtëpi një javë pas operacionit, Z. Xingfu pritet të bëjë një rimëkëmbje të plotë.

Përkundër ndjenjës së ‘liruar’ se operacioni doli me sukses, Z. Xingfu me shaka tha: ‘Unë nuk jam mësuar ende të mos e kem atë gjënë aty!’

Picture 1 of 10

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook