Ballina Bota E pabesueshme! Shihni çfarë iluzioni optik krijon ky dizajn fantastik dyshemeje

E pabesueshme! Shihni çfarë iluzioni optik krijon ky dizajn fantastik dyshemeje

Kjo dysheme është një iluzion optik vërtetë i mahnitshëm, që i ndalon njerëzit të ecin në korridor.

Muajin e kaluar, një dizajn unik i qilimave nga kompania franceze e shitjeve me pakicë “FNAC”, u bë mjaft viral në rrjetet sociale.

Një dizajn tjetër i ngjashëm për dyshemetë është sjellë nga kompania e pllakave Casa Ceramica. 

Siç shihet dhe në foto dhe videon e mëposhtme, të dyja planet janë iluzione optike që e bëjnë një dysheme të sheshtë të shfaqet si një sipërfaqe me gunga.

Dyshemeja përbëhet nga 400 pllaka porceloni, ndërsa duket sikur ka një përthyerje gjigande në mes, por në të vërtetë është krejtësisht e niveluar.

Nëse ecni mbi këtë dysheme do t’ju krijohet përshtypja sikur do të rrëzoheni. Për më tepër shihni videon e mëposhtme: 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook