Ballina Bota E pabesueshme, turistja lind foshnjën në det, fotot bëjnë xhiron e rrjetit

E pabesueshme, turistja lind foshnjën në det, fotot bëjnë xhiron e rrjetit

Ky është momenti i pabesueshëm, ku një turiste ruse lindi fëmijën e saj në ujërat e Detit të Kuq në Egjipt.

Turistët mbetën të shokuar, ndërsa fotografuan partnerin dhe babain e gruas, duke dalë nga deti me të porsalindurin në dorë.

Momente më vonë, nëna del nga uji e qetë dhe lumtur dhe mer fëmijën e saj në krah.

Imazhet shkuan virale, pasi u postuan në mediat sociale gjatë fundjavës.

Nuk është e qartë, nëse gruaja kishte ndërmend të lindte fëmijën e saj në ujë, apo ishte e papritur.

Fotografitë u kapën nga një turist, i cili ishte aty pranë dhe është e paqartë, nëse familja e di se ata janë fotografuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook