Ballina Bota E padëgjuar më parë! Irani akuzon Izraelin se i ka vjedhur shiun...

E padëgjuar më parë! Irani akuzon Izraelin se i ka vjedhur shiun dhe dëborën

Ndërsa Irani po vuan prej thatësirës nga më të rëndat, zyrtarët e saj po përpiqen të shpjegojnë kushtet katastrofike të motit.

Një gjeneral iranian beson se Izraeli është pas rrëmbimit të reve dhe borës, por meteorologët hedhin dyshimet e tyre.

Gjeneral brigade Gholam Reza Jalali, kreu i Organizatës së Mbrojtjes Civile të Iranit, akuzoi kundërshtarin e vjetër rajonal, Izraelin se ka marrë drejtimin e ndryshimit të “dyshimtë” të klimës në vend.

Gjenerali thotë se hulumtimet kanë dhënë dëshmi se Tel-Aviv, me disa aleatë, po ndikojnë tek ndryshimi i reshjeve në tokën iraniane.

“Ndërhyrja e huaj dyshohet se ka luajtur rol në ndryshimet klimatike”, tha Jalali në një konferencë shtypi të hënën siç u përmend nga Isna. Ai shtoi se qendrat kërkimore iraniane mund të “konfirmojnë” kërkesën.

Duke hedhur fajin tek Tel Avivi, ai tha se “ekipet e përbashkëta nga Izraeli dhe një nga vendet fqinje bëjnë që retë të hyjnë në Iranin shterpë. Për më tepër, ne jemi përballur me rastet e vjedhjes së reve dhe vjedhjes së dëborës”.

Në një përpjekje për të çimentuar deklaratën e tij, Jalali përmendi rezultatet e një studimi që tregon se në lartësi 2,200 metra të gjitha zonat malore midis Afganistanit dhe Mesdheut janë të mbuluara me borë, përveç Iranit.

Sidoqoftë, shërbimi meteorologjik i Iranit ka dyshimet e tij lidhur me pretendimin, duke thënë se Irani nuk është i vetmi vend që vuan nga thatësira e tej zgjatur pasi ajo “është një prirje globale”.

Jalali “me siguri ka dokumente, të cilat unë nuk i di, por në bazë të njohurive meteorologjike, nuk është e mundur që një vend të vjedhë borën ose retë”, tha kreu i shërbimit meteorologjik të Iranit, Ahad Vazife, siç u citua nga Isna.

LEXO EDHE:  Chat Line/ "Si i mashtronim familjarët, mora dhe motrën në punë. Më kërkonin...", rrëfehen prostitutat online

Një studiues tjetër iranian e la derën hapur për shkakun e thatësirës, duke thënë se duhet të shikojmë nga afër pretendimet e gjeneralit për të vërtetuar saktësinë e tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook