Ballina Bota E pazakontë! “Fëmija fantazëm” lëviz lisharësen në parkun e lodrave (Video)

E pazakontë! “Fëmija fantazëm” lëviz lisharësen në parkun e lodrave (Video)

Një video rrënqethëse po bën xhiron e rrjetit, që tregon një lisharëse duke u lëkundur pa patur asnjë person në të.

Kjo video është filmuar në Palermo, Itali, ku besohet se në lisharëse ndodhet një fëmijë fantazmë që po luan.

Në video mund të shihet se si në mënyrë të pazakontë lëviz lisharësja, sikur në të të kishte qenë ndonjë fantazmë.

Sipas burrit që kishte filmuar këtë ngjarje të pazakontë, atë ditë nuk frynte era dhe askush nuk gjendej pranë lisharëses, kështu që është e pashpjegueshme se çfarë ka ndodhur.