Ballina Bota E pazakontë, tërmeti 7 ballë nuk e ndal namazin e imamit (VIDEO)

E pazakontë, tërmeti 7 ballë nuk e ndal namazin e imamit (VIDEO)

Të paktën 91 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani në Indonezi, si pasojë e tërmetit 7 ballë të rënë një ditë më parë.

Një video nga qyteti Lombok në Indonezi po bën xhiron nëpër botë, e ku shihet një imam i xhamisë i cili nuk e ndërprenë namazin ndonëse tërmeti ishte mjaft i fuqishëm për disa sekonda, por vetëm mban njerën dorë tek muri dhe vijon me ritualin.

Në video shihet se si imami dhe disa njerëz të tjerë nuk lëvizin nga vendi ndërsa po falnin namazin, ndonëse nga tërmeti me zor po rrinin në këmbë.

Për më tepër shihni videon: 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook