Ballina Bota E pazakontë/ Ulërima e tigrit sjell vdekjen e 12 majmunëve, ja çfarë...

E pazakontë/ Ulërima e tigrit sjell vdekjen e 12 majmunëve, ja çfarë u ndodhi atyre

 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në pyjet e mëdha të Indisë në Kotwali Mohammadi të shtetit indian verior të Uttar Pradesh ku disa fshatarë të cilët kanë qenë duke kërkuar disa bimë në pyllë kanë gjetur një tufë majmunësh të ngordhur. 

Menjëherë ato kanë lajmëruar policinë e cila ka arritur së bashku me disa ekspertë mjeko-ligjorë të cilët kanë ekzaminuar trupat e majmunëve dhe kanë arritur në një përfundim të çuditshëm që majmunët kanë pësuar një atak kardiak. Kjo pasojë ka ardhur si shkak i disa tigrave në pyll të cilët me ulërimën e tyre kanë trembur për vdekje majmunët. 

Sipas Dr Sanjeev Kumar tha: “Është konfirmuar  se majmunët vdiqën për shkak të ataku kardiak.”pohon e përditshmja “DailyMail”

Fshatarët raportojnë se tigrat shpesh janë në zonë dhe u dëgjuan zhurmshëm në kohën e vdekjeve.